“Gërryejnë drejtësinë nga brenda”/ Gjonaj për gjyqtaren e ‘Tik Tok-ut’: Që në 2019-ën kam kërkuar marrje mase, t’i hetohet gjendja pasurore!

31/05/2021 12:43

Pas videove të publikuara në rrjetin social “Tik-Tok” nga kryetarja në detyrë e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, të zhvilluara brenda ambienteve të institucionit, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në “Twitter”ministrja shkruan se shfaqjet e gjyqtares Kapedani janë të pakomentueshme, ndërsa thekson se i ka kërkuar KLGJ që prej dhjetorit të 2019 që të verifikojë dhe marrë masë për të, pas lirimit të një subjekti kriminal.

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.
Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të

atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!
ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, shkruan ministrja Gjonaj.

 

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/05/31/video-tik-tok-dhe-pasarele-ne-zyre-hetim-disiplinor-per-kryetaren-e-gjykates-se-elbasanit-pamjet2/

Top Channel