Finalja e kupës së Shqipërisë/ Tifozët kuq e blu nisen nga Shkodra me biçikletë për të ndjekur ndeshjen

31/05/2021 14:30
Tifozi shkodran

Tifozët kuq e blu të Vllaznisë janë nisur nga Shkodra drejt kryeqytetit me biçikletë, një mënyrë unike e përzgjedhur nga ata për të ndjekur ndeshjen në orën 19:00.

Edhe më parë ka ndodhur kjo, ku qindra tifozë shkodranë janë nisur me biçikleta drejt Tiranës.

Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani ka mundur të realizojë një intervistë të shkurtër me njërin prej tifozëve.

Pse me biçikletë?

“Mendova me rujt traditat e zakonet, do të mundohemi të mos humbim traditat e zakonet”, tha tifozi shkodran.

Çfarë është Vllaznia për ty?

“Vllaznia është gjithçka jo vetëm për mu por për gjithë Shkodrën, mendoj që do të fitojmë por të shohim”, tha ai.

Sonte shkodranët pritet të rikthejnë kupën e Shqipërisë pas 13 vitesh në Shkodër.

Top Channel