Ekzekutohet me kallashnikov ish-boksieri në Greqi/ Autorët me xhip të zi i shkojnë afër dhe e qëllojnë në kokë (FOTOT)

31/05/2021 17:05

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Ish-boksieri grek, Tassos Berdesis, 39 vjeç është ekzekutuar me kallashnikov, mëngjesin e sotëm në Vari, në Rrugën Andrea Papandreou 22.

Mediet fqinje shkruajnë se në vendin e ngjarjes u gjetën më shumë se 10 predha. Kjo është vrasja e tretë e ndodhur brenda dy javësh në Greqi. Nisi me vrasjen e një 58-vjeçari në Metamorfosi dhe dje në Sepolia, ku një tjetër shqiptar gjithashtu u vra.

Dyshimet e para në lidhje me vrasjen e ish-boksierit dhe pista ku po hetohet është ajo e pastrimit të parave. Mësohet se autorët në momentin që qëlluan shënjestrën e tyre  kishin hipur në një xhip të zi luksoz, nga ku e qëlluan atë në kokë, në momentin që ish-boksieri ishte drejtuar për të shkuar në klubin e boksit.

Sipas një dëshmitari okular të vrasjes, të shtënat u dëgjuan qartë, megjithatë, ai thotë se besonte që ishte një lloj prove e autoriteteve, ndërsa shtoi se nuk e njihte viktimën.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel