Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e arsyeshme janë arsyet se pse bregdeti i Talës, gjatë viteve të fundit ka nisur që të frekuentohet nga pushues vendas por jo vetëm.

Operatorët turistik në këtë zonë bëjnë me dije se muaji korrik dhe gusht janë prenotuar që këto momente.

Vite më parë ky bregdet frekuentohej vetëm në një pjesë të vogël nga vendasit edhe pse një plazh me hapësira të mëdha publike dhe me një natyrë të mrekullueshme.

Sot gjithçka ka ndryshuar. Bregdeti i Tales është plazhi që të gjithë po e preferojnë gjithnjë dhe më tepër.
Natyra e kësaj zone i ka dhënë bukurinë, por ajo që vihet re në Tale, është se pushuesit ndjehen në privatësi të plotë, ndërsa shijojnë qetësine, rërën dhe detin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA