Edhe pse moti nuk ka qenë i qëndrueshëm, plazhet e Durrësit janë frekuentuar nga shumë pushues këtë fundjavë.

Moti gri nuk i ka ndalur më të vegjlit të shijojnë larjet në det, ndërsa të rriturit i kanë shoqëruar nga bregu, duke preferuar më shumë banjot e rërës, shëtitjet përgjatë bregut të detit si dhe një kafe apo drekë nën erën e Adriatikut.

Top Channel