Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Një luftanije amerikane dështoi te pikaste raketën balistike provë me rreze të mesme veprimi, në një kohë kur objektivi i testit, e pohuar nga vetë Agjencia amerikane e mbrojtjes raketore, ishte të demonstronte aftësinë e anijes Aegis për të diktuar, gjurmuar e përgjuar një objektiv të tillë me mundësinë për të lëshuar njëkohësisht dy raketa Standard Missile-6.
Zbulimi i raketës së provës megjithatë, nuk u arrit, pohoi MDA e cituar nga Reuters. Agjencia më parë ka kryer prova të suksesshme përgjimi duke përdorur lloje të raketave SM-6. Testimi kryer në brigjet e Kauait u vonua për shkak të pranisë së një anijeje spiune ruse, siç thonë mediat e huaja, prania e së cilës ishte pikasur në ujërat ndërkombëtare në zonë.
Zyrtarët përgjegjës për programin kanë nisur një rishikim intensive për të përcaktuar shkakun e çdo problemi që mund të ketë parandaluar interprtimin e suksesshëm të raketës provë.
Top Channel