Parakalime të gabuara apo shpejtësi e lartë? Policia monitorime me dron

30/05/2021 20:31

Policia Rrugore monitoron me dron të gjitha ata drejtues mjetesh që tentojnë të bëjnë parakalim të gabuar.

Kështu, sipas policisë vetëm në aksion rrugor Rrogozhinë-Elbasan, për rreth një orë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara.

Njoftimi i policise

Respekto rregullat, shpëto jetë! Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, monitoron fluksin me dron, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, të cilat janë shkak për aksidente rrugore.

Në këto momente Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, operon në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku për rreth një orë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara .

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve qe të tregojne kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë.

#DurimKujdesDestinacion

#DrejtoSipasRregullave

Top Channel