Fluks i lartë në Morinë, mbi 52 mijë shtetas dhe 13 mijë automjete hyjnë në Shqipëri Komiteti Teknik rishikoi masat duke zgjatur fashën orare të lëvizjes deri në 23.00, ndërsa për baret, restorantet dhe klubet e natës, muzika do të ndalojë një orë më herët.
1 vit e gjysëm pandemi goditi fort këtë sektor, me shumë bare apo restorante që përfunduan të falimentuara. Sektori i shërbimit dhe turizmit zë 20% të totalit që prodhon ekonomia shqiptare dhe për këtë arsye ka një rol jetik.
Zonat kryesore të kryeqytetit duken të tejmbushura nga të rinj që me ardhjen e verës po kërkojnë ambiente për tu argëtuar, por qeveria i kërkon rikthimin në shtëpi në orën 23.00.
Administratorët e lokaleve ndihen të konfuzuar për këtë hapje graduale:
Për pritshmëritë e sezonit veror përpara, mendimet e tyre përplasen.
Top Channel