Hiqen abonetë për 3 muaj/ Vendimi të hënën, bashkia: Do të rikthehen në shtator, po riorganizojmë shërbimin

30/05/2021 18:55

Ditën e hënë, më 31 maj, Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të diskutojë heqjen nga qarkullimi për tre muaj qershor, korrik dhe gusht të abonesë së përgjithshme, me vlerë 16 mijë lekë të vjetra.

Kjo bëhet më arsyetimin se nga 1 qershori, bashkia do të riorganizojë itineraret, frekuencat e lëvizjes dhe kushtet e shërbimit të transportit publik për udhëtarët.

Stres i paparë na ka kapur. Ne na fik derën nëse do të hiqet aboneja, sepse unë përdor dy linja. Është shaktërrim ekonomie, drejt me thënë. Në familjen time e përdorim unë dhe burri transportin publik. Heqja e abonesë do të thotë edhe 60 mijë lekë të tjera shpenzime shtesë”, thotë një qytetar.

Po i thonë me një llogari të thjeshtë, që unë shpenzoj 2000 lekë në ditë, pasi marr 2 linja Porcelanin dhe Tiranën e Re. Në total më shkon 60 mijë lekë, vetëm trasporti publik. Nëse do të isha nesër në Këshillin Bashkiak dhe do të më jepej e drejta e fjalës do t’u thosha që ne për 150 mijë lekë rroga punojmë. Menduam se do të bëhej më mirë, por po bëhet më keq”, shprehet një tjetër qytetar.

Ku ta çojnë më çmimin, 16 mijë lekë është shumë. Më mirë të bie të blesh makinën tënde dhe aty aty të vete dhe e ke në dispozicion. Edhe shërbimi nëpër autobuzët tanë është ndonjë luks i madh. Asnjëherë nuk i pamë linjat bosh apo të lirshme, sepse njerëzit i përdorin nga halli, për punë kryesisht”, thotë një përdorues i transportit publik.

Le të bëjnë studim, por pa i rënë në qafë popullit. Edhe sot e nesër janë të vlefshme këto abone, se mbaruan zgjedhjet”.

Tre urbanë përdor unë, imagjino 3 herë 400 lekë rruga 1200 lekë , vetëm vajtje plus ardhje, 2400 lekë vetëm në një ditë”.

Bashkia e Tiranës në një njoftim sqaroi se: “Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin e shërbimit të transportit. Bashkia e Tiranës do t’iu kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, para pandemisë.
Abonetë e përgjithshme do të hidhen sërish në shitje në muajin shtator, kurse abonetë për linjat e veçanta do të jenë në shitje normalisht, edhe gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, e në vijim“.

Gazetarja e Top Channel komunikoi në telefon edhe me kreun e Shoqatës së Transportit Qytetas, Rixhi Qoshja, i cili pohoi se propozimin për heqjen nga qarkullimi të abonesë së përgjithshme, për tre muajt e verës, nuk e ka bërë kjo shoqatë.

Top Channel