E zhdukur prej disa ditësh/ Zbulohet çfarë ndodhi me 38-vjeçaren shqiptare në Greqi (EMRI + FOTO)

30/05/2021 17:02

Një fund i lumtur për 38-vjeçaren shqiptare të zhdukur prej disa ditësh në Greqi. Mediat greke raportojnë se Ermalda Arapi është pranë të afërmve të saj. 38-vjeçarja mësohet se është rikthyer pranë familjes së saj, duke i dhënë fund ankthit.

Shqiptarja u zhduk nga shtëpia e saj në zonën e Jizi në Athinë, më datë 18 maj 2021.

Ndërkohë, ditën e djeshme u njoftua se ajo është rikthyer na banesën e saj dhe ndodhet e sigurt dhe shëndoshë e mirë.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht dhe ka bërë që 38-vjeçarja të largohet dhe zhduket nga familja e saj./shqip

Top Channel