Në vjeshtë pritet të ndërhyhet sërish në ligjin zgjedhor.
Mazhoraca kërkon bashkëpunimin e demokratëve për të mbyllur atë që nisën më 5 qershor, por Lulzim Basha nuk beson në sinqeritetin e ftesës.
“Sot, kundërshtari politik, po mundohet ta fshehë masakrën zgjedhore duke na shtrirë dorën për bashkëpunim, pa vija të kuqe siç thotë, duke hedhur karremin që hajde të ndryshojmë ligjin zgjedhor, pasi ka bërë masakrën zgjedhore. Pra, duke dashur që në një moment ligështimi, dëshpërimi, të kompromentojë të vetmen forcë që ai e di, që jo vetëm e ka përballë, që nuk u gjunjëzua, po doli më e fortë dhe më e bashkuar nga Dibra, anembanë Shqipërisë”, tha Basha.
Në 8 vite opozitë, Lulzim Basha ka bërë disa herë kompromise me Edi Ramën. Kete herë zotohet për të kundërtën, duke vënë në pikëpyetje pjesmarrjen e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore.
“Dua t’ju them se zgjidhja që unë propozoj dhe me të cilën dua të vazhdoj t’ju udhëheq, nuk është ajo e kompromisit me të keqen por e betejës deri në fund për të çuar në greminë ata që i çuam buzë greminës me 25 prill. I vetmi mjet që Edi Rama ka për t’i shpëtuar të pashmangshmes që është përballja që po vjen është që të na përçajë. Ndaj, ju ftoj të vijojmë betejën deri në rrëzimin e Edi Ramës”, shtoi kryedemokrati.
Socialistët dhe demokratët vendosën që të ruanin status quo-në e kontrollit politik të komisionet zgjedhore duke shtyre depolitizimin e tyre për në 2025. Ky kapitull i reformës zgjedhore u la hapur për tu mbyllur sipas marrëveshjes pas zgjedhjeve parlamentare te 25 Prillit.
Top Channel