Ka humbur jetën pas 27 ditësh Viktor Ballaj ,51 vjeçari punëtor i kompanisë private të naftës në Ballsh.

Ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra nga djegia që ju shkaktua nga marrja flake e një tubacioni në dekantimin e naftës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 3 marsit 2021 në vendin e quajtur Qafa e Kashit ku operon një firme private nafte.

Një tubacion mori flakë dhe pas shpërthimit të një pompe centrifugale në sektorin e dekantimit të kompanisë së naftës u dëmtua me djegie operatori i prodhimit Viktor Ballaj 51 vjeç, por që sot fatkeqësisht u nda nga jeta.

Pas incidentit u arrestua shefi teknik Erion Alushaj i cili pas 3 ditësh ,datën 7 mars u njoh nga gjykata Fier me masën ” Detyrim paraqitje “.

40 vjeçari Erion Alushaj u akuzua për veprën penale shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike .

Banorët e zonës u shprehën më herët se dëgjuan zhurma dhe ndjehen të kërcënuar që jetojnë aq pranë puseve të naftës pa asnjë masë mbrojtëse për jetën .

Top Channel