Një aksident ka ndodhur  ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot në  afërsi të fshatit Pllane.

Makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur dhe po dërgohen për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Top Channel