Një aksident me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari ka ndodhur në rrugën dytësore Laç-Mamurras në fshatin Gjormë.

Viktima është identifikuar si B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë të Kurbinit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:30, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar këmbësorin.

Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Top Channel