Vrasësi i 8 kolegëve në hekurudhën e SHBA, kishte 12 armë zjarri e 22,000 plumba në shtëpi (fotot)

29/05/2021 17:20

Një burrë që vrau tetë kolegë të punës në një impjant hekurudhash në SHBA, kishte mbledhur 12 armë zjarri në shtëpinë e tij, tha dje zyra lokale e sherifit.

“Kontrolli paraprak zbuloi disa bidonë me karburant, që dyshohet se do të përdoreshin për koktejl Molotov, 12 armë zjarri dhe rreth 22 000 plumba si municion për armatimet e ndryshme. Besohet se sulmuesi kishte tentuar të organizonte dhe shkatërrimin e banesës së tij”, tha zyra e sherifit në një deklaratë.

Grupet kishin zbuluar gjithashtu materiale për krijimin e eksplozivëve, por nuk ishin gjetur bomba.

Sulmuesi që u vetëvra pas masakrës, përshkruhej si “i zemëruar” nga kolegët dhe hetuesit besojnë se kishte planifikuar prej kohësh aktet e tij.

“Është e qartë se kjo ishte një ngjarje e planifikuar dhe se i dyshuari përdori armët e tij për të shkaktuar sa më shumë vdekje”, thuhej në deklaratë.

Të mërkurën, 57 vjeçari vrau tetë vetë dhe veten në impjantin e transportit hekurudhor në Santa Clara ku punonin si ai edhe viktimat. Më vonë kur autoritetet shkuan për kontroll në apartamentin e tij, e gjetën shtëpinë në flakë, të cilat u shuan me ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Prej fillimit të vitit 2021, disa vrasje masive kanë ndodhur në SHBA, shumica e të cilave pranë Atlanta; një sulm në supermarket në Boulder, Colorado; në një shtëpi në Rock Hill, South Carolina; dhe në impjantin e FedEx në Indianapolis, Indiana.

FOTO GALERI
1/5
Kontrolli paraprak zbuloi disa bidonë me karburant, që dyshohet se do të përdoreshin për koktejl Molotov, 12 armë zjarri dhe rreth 22 000 plumba si municion për armatimet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA