Vllaznia në mbyllje të këtij sezoni, ku pret të luaj edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ditën e hënë përball Skëndërbeut, pret të mësojë këto ditë zyrtarisht të presidentit të ri, Alban Xhaferi.
Si sponsori këtij sezoni të suksesshëm të skuadrës shkodrane, Xhaferi, i paraqitur në ankandin e hapur prej muajsh me firmat Albaphoto dhe Albasport, tashmë konsiderohet fitues me ofertën prej 65 milionësh lekësh të reja.
Aktualisht ankandi i hartuar në tre faza ka skualifikuar më parë për mungesë dokumentacioni dy ofertuesit e tjerë Joni 5 dhe Almiro Gurakuqi bashkë me Carpathia Shpk. Këta të fundit kanë dërguar një ankesë duke e konsideruar si gabim njerëzor mangësinë e dokumentacionit në dosje, por gjithçka duket të jetë rrëzuar përfundimisht ditën e premte.
Top Channel ka siguruar kthimin e përgjigjes ndaj këtij ofertuesi nga Bashkia Shkodër, ku në sqarimin e mungesës së një sërë dokumentacioni, mbyllet me përgjigjen:
“Ankesa e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “Almiro Gurakuqi”, person fizik dhe “Carpatha” SH.P.K, nuk qëndron dhe në këto kushte nuk merret parasysh.”
Kjo i jep fund sagës disa mujore të pronësisë së Vllaznisë e cila i kalon sponsorit aktual, Alban Xhaferi me bashkimin e operatorëve ekonomik Albaphoto dhe Albasport.
Për këtë do të pritet edhe zyrtarizimi në ditët në vazhdim nëse nuk do të ketë ndonjë akimimim brenda 7 ditësh në Komisionin e Prokurimit Publik nga grupi ankimues që gjithsesi edhe në ofertën e tij financiare është më poshtë se sa shifra prej 65 milionë lekësh të reja që ka ofruar kompania e mbetur e vetme dhe rrjedhimisht fituese e pronësisë së klubit Vllaznia.
Top Channel