Kompania shtetërore turke e aeronautikës ka ftuar Majazinë dhe kombe të tjera muslimane të bashkohen në prodhimin e gjuajtësit të saj të gjeneratës së pestë, modelin anti-radar TF-X, pas eksperiencës që ka fituar me prodhues evropianë të aeronautikës dhe së fundmi me bashkëpunimin në prodhimin e modelit amerikan F-35, deri në ndërprerjen e programit me SHBA.
Kreu i kompanisë Temel Kotil tha se po prisnin përgjigjen e Kuala Lumpur për të bashkëpunuar në ndërtimin e modelit të gjuajtësit anti-radar me dy motorë, që pritet të jetë një version më i lirë sesa prodhimi amerikan F-35A, i grupit Lockheed Martin.
Mjeti do të mbështetet nga teknologjia elektronike ruse dhe është mbiquajtur me patriotizëm në Turqi “gjuajtësi musliman” , me të cilin Turqia pritet të konkurrojë në tregjet aleate të mbrojtjes.
Malaysia është ftuar gjithashtu të bashkëpunojë në programet e prodhimit të avionëve stërvitorë turkë Hurkus. Kuala Lumpur aktualisht po kërkon avionë gjuajtës teksa po negocjon me Rusinë për avionët e forcës madhore MiG-35, Su-35 e Su-57.
Turqia ende nuk ka siguruar të gjithë komponentët për prodhimin e avionit teksa ende nuk është aprovuar bashkëpunimi me britanikët Rolls Royce për prodhimin e motorëve.
Ankaraja është gjithashtu duke negocjuar me Rusinë për blerjen e gjuajtësve Su-35 e Su-57, teksa modeli i vet TF-X do të shërbejë si mjet sulmues më i lehtë.
Top Channel