Vdekja e prezantueses së BBC/ Reagon familja: Pësoi mpiksje gjaku pasi mori vaksinën ‘AstraZeneca’

28/05/2021 08:46

Një prezantuese e vlerësuar me çmimin e BBC radio ka humbur jetën, pas pësoi mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës AstraZeneca. Lajmin e trishtë e ka bërë publik familja e saj.

Sipas mediave britanike, referuar reagimit të familjarëve, Lisa Shaw, e cila punoi për BBC Newcastle, pati dhimbje koke ‘të forta’ një javë pasi kishte marrë vaksinën dhe u sëmur rëndë disa ditë më vonë.

Shaw, 44 vjeçe, vdiq në Royal Victoria Infirmary, Newcastle, të premten pasdite, pasi ishte trajtuar në kujdes intensiv për mpiksjen e gjakut dhe hemorragjinë.

Një vërtetim i vdekjes rendit vaksinën si një nga faktorët e mundshëm, por dokumenti nuk përcakton një shkak të vdekjes. Ai pritet që të lëshohet vetëm pas një hetimi për vdekjen e saj.

Prezantuesja nuk dihej të kishte ndonjë problem themelor shëndetësor dhe vdekja e saj erdhi si një tronditje shkatërruese për familjen dhe kolegët.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA