“Rihapni dosjen e Faik Murtaj”/ Djali i të vrarit të 21 janarit: Dosjen e tij ta hetojë SPAK

28/05/2021 15:05

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës pranoi kërkesën e policisë për të rihapur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar të vitit 2011 edhe familja e një prej viktimave të tjera kërkon rihetim.

Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj, i cili mbeti i vrarë  nga kjo ngjarje kërkon që të rihapen hetimet për vrasjen e babait të tij. Myrtaj shpreson që çështjen ta marrë në dorë SPAK.

Për vrasjet e Faik Myrtaj, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës në bulevardin para kryeministrisë janë gjykuar ish komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe oficeri Agim Llupo të cilët gjykata dënoi përkatësisht me 1  dhe me 3 vjet burg. Për Aleks Nikaj nuk pati një proces dhe familja iu drejtua gjykatës së Strasburgut. Vendimi  i prokurorisë u cilësua nga xhaxhai i Aleks Nikës si një dëm që i bëhet këtij procesi.

Top Channel