Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës pranoi kërkesën e policisë për të rihapur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar të vitit 2011 edhe familja e një prej viktimave të tjera kërkon rihetim.
Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj, i cili mbeti i vrarë nga kjo ngjarje kërkon që të rihapen hetimet për vrasjen e babait të tij. Myrtaj shpreson që çështjen ta marrë në dorë SPAK.
Për vrasjet e Faik Myrtaj, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës në bulevardin para kryeministrisë janë gjykuar ish komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe oficeri Agim Llupo të cilët gjykata dënoi përkatësisht me 1 dhe me 3 vjet burg. Për Aleks Nikaj nuk pati një proces dhe familja iu drejtua gjykatës së Strasburgut. Vendimi i prokurorisë u cilësua nga xhaxhai i Aleks Nikës si një dëm që i bëhet këtij procesi.
Top Channel