Policia aksion në kryeqytet/ Arrestohen 5 persona. Ç’ndodhi në orët e para të mëngjesit në parkingun e një pallati

28/05/2021 12:03

Pesë persona janë arrestuar gjatë aksionit të orëve të fundit të Policisë së Tiranë, ndërsa akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Policia njofton se të arrestuarit janë të moshave nga 27 deri në 37 -vjeç.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në parkimin e një pallati është djegur edhe një mjet, ndërsa dyshimet e para janë se ngjarja ka qenë aksidentale.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 37 vjeç, pasi në zonën e Astirit, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, një shumë parash si dhe dy aparate celular.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës u bë ndalimi i shtetasit Ervis Hysa., 27 vjeç, sepse me vendimin e formës së prerë, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka  dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L.,  pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, në çantën e dorës iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë .

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Sh., 37 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Më datë 27.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. O., 47 vjeç, banues në Tiranë, sepse me  premtimin se do ti blinte një automjet në Gjermani, i ka marrë një shumë parash një shtetaseje dhe nuk ia ka kthyer më.

Paraprake : Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në parkimin e një pallati është djegur mjeti në pronësi të shtetasit A. Z. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel