“Duel i heshtur”, SHBA i bllokon Rusisë marrëveshjen kyçe të armëve

28/05/2021 13:52

SHBA ia bënë të qartë Rusisë së nuk do t’i bashkohet përsëri marrëveshjes së kontrollit të armëve  që lejon fluturime ajrore të paarmatosura mbi dhjetëra vendet pjesëmarrëse.

Departamenti i shtetit tha se Traktati “Qiejt e Hapur “është minuar nga shkeljet e Rusisë” dhe dështimi i saj për t’u bindur. Rusia mohon akuzat dhe pritet gjithashtu të tërhiqet nga traktati këtë vit. Traktati lejon fluturime të shkurtra me qëllim monitorimin e aktivitetit ushtarak. Më shumë se 30 kombe janë bërë pjesë e marrëveshjes që hyri në fuqi në 2002.

Shteteve të Bashkuara u vjen ke që shkeljet ruse e kanë dëmtuar këtë traktat. Për këtë arsye, në përfundimin e rishikimit të tij, SHBA-ja nuk ka ndërmend t`i kërkojë Moskës që t`i bashkohet kësaj nisme sërish”, u than ë deklaratë. Gjatë presidencës Trump, edhe vetë Washingtoni u tërhoq nga marrëveshja, lëvizja kjo të cilën Joe Biden, asokohe kandidat presidencial e quajti: “dritëshkurtër”.

Njoftimi i fundit, i cili vjen në kohën kur presidenti Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin po përgatiten për një takim në gjeneve të zvicrës në 16 qershor, nënkupton tani se vetëm një traktat i madh për kontrollin e armëve mes dy fuqive bërthamore mbetet ende në fuqi – ai Neë Start, që vendos limite mbi zhvendosjen e kokave strategjike bërthamore dhe sistemet e shpërndarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA