Dita e fundit e mbledhjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës/ Bëhet gati raporti voluminoz për t’u dorëzuar në Kuvend

28/05/2021 12:11

Sot Komisioni Hetimor për presidentin Ilir Meta do të ketë gati raportin final ku siç ka mësuar Top Channel pak ditë më parë do të kërkohet shkarkimi i kreut të shtetit për shkelje kushtetuese të kryera gjatë fushatës elektorale.

Raportin mazhoranca do të kërkojë ta hedhë në votim në 10 qershor. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu bën me dije se që prej orës 11:30, Alket Hyseni ka nisur leximin e raportin që paralajmëroi se është voluminoz dhe do t’i shkojë Kuvendit të Shqipërisë.

Deri tani ka bërë paraqitje të kronologjisë së ngritjes së Komisionit Hetimor. Pas pak minutash pritet të lexojë konkluzionet për shkarkimin e presidentit të Republikës. Nuk pritet këshillim, por Kuvendit do t’i dorëzohet raporti për shkarkimin e Metës nga Komisioni Hetimor.

Duhen 94 vota për të shkarkuar Presidentin e Republikës dhe nëse arrihen në parlament, ndërsa fjalën e fundit do ta japë Gjykata Kushtetuese.

Top Channel