Digjet fabrika e tullave/ Zjarri shkrumbon ndërtesën, rrezikon jetën e punëtorëve

28/05/2021 15:08

Fabrika e tullave në Maminas u përfshi në mesditë nga një zjarr, i cili mori përmasa të mëdha

Veç rrezikimit të jetës së 120 punëtorëve të evakuuar në kohë, njëri prej tyre, Besnik Bojaku për shkak të dëmtimeve përfundoi në spital.

Flakët zotëruan për rreth një orë ambientet e reja të fabrikës, kurse tymi pushtoi qiellin.

Forcat zjarrfikëse lokale kërkuan ndihmën edhe të kolegëve në Tiranë për të izoluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Top Channel