Dërgohet në gjykatë dosja e Sanxhaktarit/ Dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit u arrestua për vrasjen e shokut gjatë pijes

28/05/2021 15:07

Prokuroria e Elbasanit mbylli hetimet për vrasjen e Florian Lamçes dhe ka çuar në gjykatë dosjen.

Për gjykim është dërguar edhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdinit. Adriano Hajdari është çuar gjithashtu për gjykim.

Vrasja ndodhi në korrik të vitit të kaluar në ambientet e nje lokali, në qendër të Elbasanit. Sanxhaktari, Lamçe, Hajdari dhe tre persona të tjerë kishin konsumuar pije alkoolike dhe më pas ishin konfliktuar me njëri tjetrin.

Përplasja kishte vazhduar me përdorimin e sendeve të forta dhe si pasojë shtetasi Florian Lamçe humbi jetën. Dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit dëshmoi për policinë se me viktimën kishin pasur lidhje miqësie dhe se ishte i shokuar për ngjarjen, pasi nuk mbante mend asgjë. Sanxhaktari është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi ka konsumuar vepra penale edhe më herët.

Top Channel