Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht një 26-vjeçar

27/05/2021 10:04

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht në Berat, pasi është kapur në ambjentet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Ndërkaq, një 34 vjeçar është proceduar penalisht, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete preëse duke i shkaktuar dëmtime të lehta në këmbë një 20-vjeçari.

Njoftimi i policisë/ DVP Berat

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, procedohet penalisht pronari i lokalit.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u procedua penalisht shtetasi Gj. Q., 26 vjeç, banues në Urë Vajgurore, Berat, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celular.

Po nga specialistët e Seksionit për Krimet u procedua penalisht shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në këmbë, shtetasin M. H., 20 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.

Top Channel