Tre personat e ndaluar nga policia e Vlorës gjatë operacionit antidrogë të koduar “Karaburuni” kanë dalë sot para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Vlorës dhe kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë për mbledhje provash ekstra.

Gjykata vijon procesin gjyqësor për Mandi  Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj, 3 të dyshuarit si trafikues të 577 kg lëndë narkotike që u kap në gomone. Seanca u drejtua nga gjyqtari Arqile Bashaj dhe prokurori  Kledjan Llahaj.

Ata dyshohet se do të trafikonin lëndën narkotike drejt Italisë dhe tentuan të braktisnin gomonen kur panë efektivët, por nuk i shpëtuan dot prangave të policisë.

Tre të ndaluarit kanë deklaruar se kanë arsim 8 vjeçar ndërsa Mandi Begaj ka qenë më herët i dënuar për armëmbajtje pa leje.

 

Top Channel