Tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37 vjeçare, arrestohet një person në Berat

27/05/2021 10:09

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berat.

Policia njofton se ka vënë nën pranga një 45-vjeçar, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.

Shtetasi F.Q, ka ushtruar edhe dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E.Q., njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Q., 45 vjeç, banues në Tërpan, Poliçan, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.

Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E. Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel