Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berat.
Policia njofton se ka vënë nën pranga një 45-vjeçar, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.
Shtetasi F.Q, ka ushtruar edhe dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E.Q., njofton policia.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Q., 45 vjeç, banues në Tërpan, Poliçan, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.
Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E. Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel