Spitali Memorial i Fierit ka hapur sot dyert për pacientët.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregon se tashmë ky spital ka nisur punën.

Spitali Memorial i Fierit ka hapur sot dyert për pacientët e parë, sipas sistemit të referimit, nëpërmjet 127. Shumë suksese ekipit të përbashkët shqiptaro-turk, që çelën sot fazën e parë të shërbimeve për qytetarët”.

Stafi i përbashkët shqiptaro-turk i mjekëve dhe infermierëve do të ofrojnë shërbim për qytetarët e tre rajoneve të jugut.

Me një kapacitet 150 shtretër,Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel