Pamjet/ Përfshihet nga flakët banesa në ishull Shëngjin, shikoni momentin kur tymi “pushton” zonën

27/05/2021 14:06

Një banesë është përfshirë nga flakët në ishull Shëngjin.

Familjarët kanë dalë jashtë në momentin që flakët janë përhapur dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Banesa i përket Rexhep Currit ndërsa ka vetëm dëme material, por mbetet e paqartë se cfarë e ka shkaktuar zjarrin. Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel