Rusia dëshiron të ndërtojë një central bërthamor në Hënë brenda një dekade Pas tre dekada tensionesh diplomatike, presidenti francez Emmaneul Macron vizitoi Ruandën në një ndalesë të ngarkuar me simbolizëm gjatë të cilës pranoi rolin e Francës në gjenocidin e vitit 1994 në këtë vend.
Shefi i Elizese bëri homazhe në Memorialin e Gjenocidit në Kigali, ku u vranë rreth 800.000 civilë tutsi.
“Vrasësit që ndoqën njerëzit nëpër këneta, kodra e kisha nuk kishin fytyrën e Francës. Ajo nuk ishte një bashkëpunëtore. Gjaku që u derdh nuk çnderoi armët e saj apo duart e ushtarëve të saj, të cilët gjithashtu e panë me sytë e tyre të papërshkrueshmen. Por Franca ka një rol, e ka dhe një histori dhe një përgjegjësi politike në Ruandë. Duke qëndruar këtu, me përulësi dhe respekt, përkrah jush, unë i njoh përgjegjësitë tona”, u shpreh Macron.
Në fjalimin e tij, Macron u shpreh se vetëm ata që i mbijetuan tmerreve mund të dhurojnë faljen, por ndërkohë nuk përmendi një apologji zyrtare. Pavarësisht kësaj, presidenti i Ruandës, Paul Kagame, i përshëndeti fjalët e kreut të shtetit francez duke thënë se ato ishin të vërteta. Macron është udhëheqësi i parë francez që nga viti 2010 që viziton kombin e Afrikës Lindore, i cili e ka akuzuar prej kohësh Francën për bashkëpunim në vrasjet.
Genocidi në Ruandë nisi ndërmjet prillit dhe korrikut të vitit 1994 pasi presidenti i atëhershëm, Hutu Juvenal Habyarimana, me të cilin Parisi kishte lidhje të ngushta, u vra kur avioni i tij u rrëzua mbi Kigali në 6 Prill. Brenda disa orësh nga ajo ngjarje, milicia ekstremiste hutu filloi të vriste pjesëtarët e pakicës tutsi dhe disa hutis të moderuar. Franca e kishte mbështetur politisht dhe ushtarakisht Kigalin që gjatë luftës civile që i parapriu genocidit dhe është akuzuar se injoroi rrezikun që paraqesin ekstremistët Hutu.
Top Channel