Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Dhërmiu në emisionin “Ftesë në 5” është shprehur se masat e vendosura janë të pranueshme, pasi COVID-19 është akoma i pranishëm.

Ai theksoi se siguria e jetës është parësore për vendin dhe më pas vijnë të tjerat duke u shprehur se do të shikohet vijimi i situatës së COVID për këto e muaj.

 “Sa i përket sezonit turistik masat janë goxha të pranueshme. Ajo që kemi kërkuar është realizuar. Ajo që kemi kërkuar është të jetë një sezon i sigurt, siguria e jetës është kryefjala e këtij sezoni, së bashku me të huajt të kemi shumë më tepër kontroll,  më shumë vëmendje, të gjithë ata që operojnë në hotele restorante. Do të jetë politika e BE që do të jetë shumë më tepër përcaktues sa i përket numrit të turistëve që do të vijnë në Shqipëri. Do të jenë të pamundura netët aktive, ndërsa dita 100% në normalitet. Ne po i kthehemi normalitetit këtë verë, jemi akoma në muajin maj kemi qershorin përpara, do ta shohim, të mos bëhemi negativistë. Nëse prisni që me urdhra qeverie të ikë covidi kjo nuk mund të ndodhë, vijohet akoma të jetë prioriteti ynë siguria e jetës”, tha Klosi.

Top Channel