Hapja e dosjes së 21 janarit/ Bushati: Hipokrizi e madhe! Vetëm një debil s’e kupton, është drejtësi që priti rezultatin e zgjedhjeve

27/05/2021 22:08

Analisti Andi Bushati ka folur me tone të ashpra sa i përket hapjes së dosjes së 21 janarit, ku Prokuroria e Tiranës i është rikthyer hetimit të një prej çështjeve të pazgjidhura dhe të pazbardhura në vend.

Ai është shprehur se është hipokrizi e madhe pasi hapja e shumë prej çështjeve më të mëdha në vend ka ndodhur pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas analistit, kjo është një drejtësi që shfrytëzon gjakrat për të mbuluar manipulimet e zgjedhjeve.

“Është një hipokrizi e madhe. Vrasësi e atyre 4 njerëzve është Sali Berisha. Kush është lajm dite shih çfarë kanë ndodhur, ata janë demonstrues të vrarë nga pushteti, unë them pse tallen me gjakun e atyre gjynahqarëve 10 vite më pas. Drejtësinë e tyre e kemi mësuar që nuk funksiononte. Çfarë drejtësie po funksionon që pas 25 prillit kujtojnë dënojnë Adriatik Lallën, pas 25 prillit hapin Gërdecin e Fatmir Mediut, 21 janarin, Gjykatën Kushtetuese, 30 qershorin, pas 25 prillit çështjen e Gent Cakajt, vetëm një debil nuk e kupton që është një drejtësi që ka pritur rezultatin e zgjedhjeve . Kjo është drejtësia e pavarur? Kjo është një drejtësi që shfrytëzon gjakrat për të mbuluar zgjedhjet. E dimë të gjithë kush e ka bërë krimin e  21 janarit”, tha Bushati.

Top Channel