FOTOT/ Ministra e deputetë thyejnë masat anti-covid, nuk mbajnë maska! Çfarë nuk u pa nga seanca plenare

27/05/2021 14:07

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës plenare ku është diskutuar projektligji për disa ndryshime në ligjin për dënimin që u jepet personave që abuzojnë me të mitur.

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se lajmi i mirë është që hapësira e denoncimeve për rastet është rritur dhe kjo tregon se ka një ndërgjegjësim nga institucionet. Spiropali propozon ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që mund ti ulë dënimin deri në 1/3.

Por ajo çfarë nuk u pa në kamera ishte fakti se ministra e deputetë edhe pas daljes nga salla kanë nxituar të heqin maskat pavarësisht faktit se vendimi i Komitetit Teknik për heqjen e tyre në ambiente të jashtme hyn në fuqi pas 1 qershorit.

FOTO GALERI
1/32

Top Channel