Dy persona janë ndaluar nga policia e Fierit pasi u kapën në pyllin e Semanit duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.
Pas hetimeve të kryera u bë ndalimi i dy shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, shtetasit D. V. (K)., 46 vjeç, banues në Mbrostar-Ferko, Fier (i cili ishte shpallur në kërkim policor) dhe A. M., 52 vjeç, banues në Fier”, njofton policia.
Ndërkohë vijon puna hetimore për evidentimin dhe kapjen e personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel