Falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor/ Arrestohen dy persona, shpallet në kërkim 26-vjeçarja

27/05/2021 09:23

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës sepse falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar formularët që duhen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Janë arrestuar një 51-vjeçar, i identifikuar me inicialet I.K. dhe një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet A.G., ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një 40-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një 26-vjeçare.

Operacioni policor i koduar “Formulari” u zhvillua nga Seksioni për Krimin Ekonomik dh Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA