Dosja e ”21 janarit”/ Bushati në Open: Edhe demokrati më fanatik e tregon se ata i vrau qeveria e asaj kohe

27/05/2021 23:00

Analisti Ani Bushati i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel tha se publikisht dihet se kush janë autorët e “21 janarit”, por juridikisht s’jemi akoma.

Hapjen e shumë cështjeve të pazgjidhura pikërisht pas zgjedhjeve të 25 prillit, Bushati i quan shashka që u hidhen qytetarëve, që ata të mos merren me kriminelët e sotëm.

“Në pikën që a duhet hetuar Sali Berisha, po duhet hetuar, për të pasur një tablo të qartë, a duhet hetuar edhe Tv Klani që krijoi alibinë e parë?  Ata që i shërbejnë pushtetit të ri i shërbejnë aleatit të ri, sot nuk flitet si kriminelë sot i shërbejnë krimit të Edi Ramës. A ka drejtësi me dopjo standard? Drejtësia duhet të bëjë punën e vet, por sot duhet t’i japim publikut tablonë e të gjithë çështjes. Demokrati më fanatik e tregon që ata i vrau qeveria. E tregoi FBI, si u fshinë serverat, veprimet, publikisht jemi të qartë për autorët, juridikisht s’jemi akoma. Për shumë krime të viteve të fundit nuk jemi të qartë akoma. Ky SPAK-u kur tall menderen për dosjen e Dibrës që e bëjnë ping pong, nuk kemi as drejtësi juridike. Hedhja e këtyre shashkave, janë si për t’ju hedhur koca turmave për t’i lëpirë qytetarët për të mos u marrë me kriminelët e sotëm. Ata të vjetër i dimë të gjithë, të sotmit i shesim për të mirë, për heronj”, tha analisti.

Top Channel