Kryeministri Rama e konsideron “të turpshëm” faktin që shqiptarëve të Kosovës nuk iu është mundësuar lëvizja e lirë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit me ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth, kryeministri e quajti “lojë shahu, ku një nga figurat e ka lënë në cep ushtarin (Kosovën)”. Sipas tij, nuk është BE-ja, por një figurë brenda unionit, por duke e lënë deklaratën në rrafshin e metaforës, pa folur me emra konkretë.

Nuk është njësoj si kur vjen fjala te vendimi i Këshillit Europian, për sa i përket avancimit në një proces që ka të bëjë me hyrjen me të drejta të plota në shtëpinë e Bashkimit Europian dhe kur vjen fjala te një e drejtë themelore, që është lëvizja e njerëzve, në këtë rast lëvizja e shqiptarëve të Shqipërisë, e cila është garantuar prej vitesh dhe nuk mund të fragmentohet se njëri ka bërë Sinovac, Pfizer, AstraZeneca etj.
BE është tempulli i demokracisë dhe politikës. Politika është shah, shahu është lojë pengjesh.
Mendoj se te kjo e drejtë bazike, BE nuk duhet të marrë peng askënd, që jeton në këtë rajon, për shkak të firmës të vaksinës që ka bërë.

Bashkimi Europian e ka marrë peng Kosovën. Peng është dhe Kosova, i një loje shahu, ku një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtar ta marrë peng. Jo se është i gjithë BE me të njëjtin vendim, por se njëri nga figurat e shahut thotë jo. E turpshme, por nuk ke çfarë i bën.

Ajo që ka të bëjë me lëvizjen në kushtet kur të gjithë kemi luftuar të dalim nga pandemia, dhe ne në Shqipëri ia kemi dalë, pasi u lamë vetëm, pasi të tjerët kishin hallin e tyre.
Objektivi i parë është të shpëtojmë jetën e njerëzve. Jo të mendojmë po shpëtuam gjysmë milioni jetë me vaksinën kineze, Europa do të thotë jo se ju jeni të kategorisë së dytë”, u shpreh Rama.

Top Channel