Avokati Matlija në Open për 21 janarin: Mos të bëhet një veprim sa për të thënë

27/05/2021 22:37

Avokati Dorjan Matlija tha në Open se uron që kësaj radhe fati i dosjes së 21 janar të shohë dritë jeshile

I pyetur nëse është zbatuar ligji për rihapjen e dosjes, ai tha se:

Unë nuk është se di diçka më shumë seç di opinioni publik, këto dy vrasje pa autor, sidomos rasti i i Nikës që s’ka shkuar në gjyq ende.
Nuk e di pse lëvizi prokuroria, ligji shqiptar ka një dispozitë kur ka një vendim të gjykatës ndërkombëtare, duhet të rishihet pastaj.
Ata i janë referuar mundësive të reja teknike, prsh predha e Aleks Nikës, që me ndihmën e FBI mund të bëhet diçka.

Unë s’do doja që prokuroria të bëjë një veprim sa për të thënë. Unë jam skeptik se kanë kaluar shumë kohë dhe s’kam parë veprim konkret, por është një hap i dritës jeshile sa i përket vullnetit.

Nuk është zbatuar marrëveshja e plotë e 2019 pra jo për rihapjen e hetimeve pr që ta marrësh e ta cosh me prova të mjaftueshme e ta çosh në gjykatë. Unë s’kam parë vullnet. Nëse s’i përmbahet marrëveshjes qeveria, thjesht e kthen çështjen aty ku ishte në gjykatë.

Top Channel