Arrestohen 4 persona në Vlorë për vepra të ndryshme penale/ Njëri shkoi i plagosur në spital dhe gënjeu policinë

27/05/2021 10:51

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre ishte një 39-vjeçar, i cili u paraqit në spital pasi dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri.

“Është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. L., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe K. Xh., 46 vjeç banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu një 26-vjeçar u ndalua për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi dyshohet se do t’i siguronte disa shtetasve kalimin jashtë kufirit, kundrejt vlerave monetare.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. B., 27 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, pasi në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel