Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën kur edhe do të shqyrtojë padinë e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Data është vendosur më 23 qershor, ku togat e zeza të institucionit më të lartë të drejtësisë në vend do të japin vendimin.

Njoftimet

Kërkues: Partia Republikane e Shqipërisë, Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.

Subjekt i interesuar:  Kuvendi i Shqipërisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Objekti: “Shfuqizimi si i papajtueshme me Kushtetutën fjalisë së dytë të paragrafit të tretë të nenit 88 të Kodit Zgjedhor: “Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre”.

Data e seancës: 17.06.2021, ora 10:00

Kërkues: Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.

Subjekt i interesuar: Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Objekti: “1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”.
Data e seancës: 23.06.2021, ora 10:00

Kërkues: Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.
Subjekt i interesuar:  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Objekti: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) i nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” (ligji nr. 108/2014), i ndryshuar me nenin 8 të ligjit nr. 133/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” (ligji nr. 133/2020). Pezullimi i zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014, i ndryshuar me nenin 8 të ligjit nr. 133/2020”.
Data e seancës: 01.07.2021, ora 10:00

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA