“Trafikimi në Shqipëri ka qenë i paligjshëm, 10% e merrte shteti”/ Dalin përgjimet e shqiptarëve që trafikonin drogë në Sicili. Përmendet edhe Moisi Habilaj

26/05/2021 15:05

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni në Itali që kapi rrjetin shqiptaro kolumbian që trafikonte hashash dhe kokainë në Siçili.

Në hetimet e policisë rezulton një përgjim në 9 prill të vitit 2019 brenda një makine ku ndodhen edhe dy shqiptarët që u kapën dje: Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili.

Së bashku me ta ishte edhe një 26-vjeçar nga Catania dhe po diskutonin për biznesin, furnizimet me drogë dhe çmimet. Në bisedë përmenden edhe emrin e Moisi Habilajt, trafikantin që përfundoi pas hekurave në tetor të vitit 2017.

Aktualisht, Habilaj është në arrati sepse u largua nga banesa ku po qëndronte në arrest shtëpie në San Michele di Ganzaria. Në bisedën e shqiptarëve përfshihet edhe ndihma që do t’i jepte Habilaj një të riu të identifikuar si Natalino Nizza si dhe miqësia e Hoxhajt dhe Karafilit me Moisiun që i hapi rrugën për tu bërë pjesë e biznesit të drogës në Catania.

Nizza është djali i “Gioviannit”, i njohur ndryshe si ‘bananja’, është nipi i Andreas, trafikantit që ndodhet i arrestuar dhe i izoluar në regjimin 41 bis. “Përgjimet mjedisore – shkruajnë hetuesit – zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të krijonte një lidhje të qëndrueshme për blerjen e marihuanës me shqiptarët”.

“Unë fola me xha Natalinon”, shpjegoi personi tjetër që ishte në makinë me Hoxhajn dhe Karafilin duke shtuar: “Më lini të flas me të se ka shumë sheshe”. Ndërmjetësuesi kishte shoqëruar shqiptarët në shtëpinë e Nizzës, dhe dinte shumë sekrete të biznesit të drogës dhe më gjerë.

Në dialog ai gjithashtu përmend Habilajn në lidhje me një vizitë në Catania nga gruaja e tij e dytë dhe marrëdhëniet midis djalit të trafikantit të drogës me vetë Nizzën. “Natalino bisedon me mesazhe me të”, thuhet në bisedë, raportojnë mediat italiane.

Në dokumentet e hetimit zbulohen edhe mosmarrëveshjet dhe mënyra se si zgjidhen problemet kur nuk bëhet pagesa. “Unë e kam mbaruar punën time, tani dua paratë e mia”, i tha Karafili një shqiptar gjatë një prej udhëtimeve të tij në Catania.

Në qendër të dialogut flisnin për një borxh që arrinte në shumën e 80 mijë eurove. Paratë e papaguara ende, sipas hetuesve, ishin nga Bonaccorsi dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Ti shko atje dhe ata të japin një justifikim dhe e dini se çfarë të thonë? “Kalo nesër”, – i shpjegoi ndërmjetësi i Nizza, trafikantit shqiptar. Kështu që për të rimarrë paratë, u vendos që të përfshihej një mashkull misterioz, i njohur si “njeriu i verbër” ose”qorri”. Në çdo rast, kur kishte një mosmarrëveshjeje, trafiku do të vazhdonte në rrugën Pulia-Siçili, ku klanet shqiptare importojnë sasi të mëdha droge në Itali.

“Trafikimi i marijuanës në Shqipëri ka qenë i paligjshëm që prej tre vitesh- dëgjohet në një përgjim që daton nga viti 2019 – që kur erdhi ajo copë m*ti, deri para tre vitesh ishte kështu … 10 përqind e merrte shteti”, thotë personi i paidentifikuar ndërsa mbetet e paqartë se kujt i referohet.

Top Channel