A është gjallë Bleona Mata? Avokati Idajet Beqiri në “Ftesë në 5”: Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni në Itali që kapi rrjetin shqiptaro kolumbian që trafikonte hashash dhe kokainë në Siçili.
Në hetimet e policisë rezulton një përgjim në 9 prill të vitit 2019 brenda një makine ku ndodhen edhe dy shqiptarët që u kapën dje: Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili.
Së bashku me ta ishte edhe një 26-vjeçar nga Catania dhe po diskutonin për biznesin, furnizimet me drogë dhe çmimet. Në bisedë përmenden edhe emrin e Moisi Habilajt, trafikantin që përfundoi pas hekurave në tetor të vitit 2017.
Aktualisht, Habilaj është në arrati sepse u largua nga banesa ku po qëndronte në arrest shtëpie në San Michele di Ganzaria. Në bisedën e shqiptarëve përfshihet edhe ndihma që do t’i jepte Habilaj një të riu të identifikuar si Natalino Nizza si dhe miqësia e Hoxhajt dhe Karafilit me Moisiun që i hapi rrugën për tu bërë pjesë e biznesit të drogës në Catania.
Nizza është djali i “Gioviannit”, i njohur ndryshe si ‘bananja’, është nipi i Andreas, trafikantit që ndodhet i arrestuar dhe i izoluar në regjimin 41 bis. “Përgjimet mjedisore – shkruajnë hetuesit – zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të krijonte një lidhje të qëndrueshme për blerjen e marihuanës me shqiptarët”.
“Unë fola me xha Natalinon”, shpjegoi personi tjetër që ishte në makinë me Hoxhajn dhe Karafilin duke shtuar: “Më lini të flas me të se ka shumë sheshe”. Ndërmjetësuesi kishte shoqëruar shqiptarët në shtëpinë e Nizzës, dhe dinte shumë sekrete të biznesit të drogës dhe më gjerë.
Në dialog ai gjithashtu përmend Habilajn në lidhje me një vizitë në Catania nga gruaja e tij e dytë dhe marrëdhëniet midis djalit të trafikantit të drogës me vetë Nizzën. “Natalino bisedon me mesazhe me të”, thuhet në bisedë, raportojnë mediat italiane.
Në dokumentet e hetimit zbulohen edhe mosmarrëveshjet dhe mënyra se si zgjidhen problemet kur nuk bëhet pagesa. “Unë e kam mbaruar punën time, tani dua paratë e mia”, i tha Karafili një shqiptar gjatë një prej udhëtimeve të tij në Catania.
Në qendër të dialogut flisnin për një borxh që arrinte në shumën e 80 mijë eurove. Paratë e papaguara ende, sipas hetuesve, ishin nga Bonaccorsi dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Ti shko atje dhe ata të japin një justifikim dhe e dini se çfarë të thonë? “Kalo nesër”, – i shpjegoi ndërmjetësi i Nizza, trafikantit shqiptar. Kështu që për të rimarrë paratë, u vendos që të përfshihej një mashkull misterioz, i njohur si “njeriu i verbër” ose”qorri”. Në çdo rast, kur kishte një mosmarrëveshjeje, trafiku do të vazhdonte në rrugën Pulia-Siçili, ku klanet shqiptare importojnë sasi të mëdha droge në Itali.
“Trafikimi i marijuanës në Shqipëri ka qenë i paligjshëm që prej tre vitesh- dëgjohet në një përgjim që daton nga viti 2019 – që kur erdhi ajo copë m*ti, deri para tre vitesh ishte kështu … 10 përqind e merrte shteti”, thotë personi i paidentifikuar ndërsa mbetet e paqartë se kujt i referohet.
Top Channel