“Edhe pse viti akademik do të mbyllet online sipas vendimit të universitetit të Tiranës, nuk do të ketë ulje të tarifave të studimit pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të studentëve”.

Megjithëse komiteti i ekspertëve hapi rrugën për kthimin në auditore të studentëve vetëm për sezonin e provimeve, për të mos rënduar xhepin e tyre universiteti i Tiranës vendosi për t’i testuar të rinjtë në distancë veç rasteve përjashtimore.

Artan Hoxha: Në 70% të studentëve i kemi nga rrethet dhe më pak se 30% janë me banim me tiranë kështu që me mësimin në distancë u kemi ulur kostot familjeve të tyre, ndërsa ne nuk kemi kursyer por i kemi shpenzuar paratë për mësimin në distancë.

Me përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend, rektori Artan Hoxha deklaroi në një konferencë për shtyp se tendenca e mësimdhënies për vitin e ardhshëm akademik është rikthimi në auditore.

“Parashikohet që do t’i kthehemi normalitetit me mësimin pedagogë përballë studentëve”.

Pas takimit që rektorët e universiteteve zhvilluan dje me kryeministrin Rama, profesor Hoxha zbuloi se pjesë e diskutimit vec diplomave europiane ishte dhe ndryshimi i ligjit të arsimit të lartë, aq shumë i kontestuar edhe në protestat e studentëve.

Top Channel