Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje nga punimet e rrugës së Arbrit.

Rruga e Arbrit është një ndër rrugët që pritet të bëjë realitet ëndrrën e dibranëve për të shkurtuar kohën e lëvizjes me kryeqytetin.

Në videon e publikuar nga kryeministri, paraqiten pamje nga rruga mes maleve dhe bukurive te natyrës, një pjesë e së cilës ka përfunduar, ndërsa një tjetër ende është duke u punuar.

“Mirëmëngjes dhe nga rruga e Arbërit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Ndërkohë në inspektimin e fundit që kreu i qeverisë ka bërë në këtë rrugë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021, ka theksuar se se me përfundimin e Urë së Vashës dhe me ndihmën e bypassit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.

Top Channel