Rama inspekton procesin e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”: Nesër del Komiteti me plan të ri për lehtësimin e masave

26/05/2021 12:34

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar procesin e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, nga ku ka thënë se nesër do të dalë Komiteti me planin e ri për lehtësimin e masave.

Rama: Ajo që unë mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit, por është shumë-shumë e rëndësishme që të mos harrojmë se sidoqoftë nuk kemi parashikueshmëri të plotë me rrugën drejt daljes së plotë nga ky tunel dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm.

Nesër komiteti do dalë me plan të ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për një sezon më të lirë turistik më të lehtësuar besoj që do të përmbushet.

Top Channel