Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi iu gjet kanabis gjatë kontrollit në banesë.
Ndërsa një person tjetër është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
“Është arrestuar në flagrancë shtetasi A.H., 26 vjeç, banues në Durrës si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K.S., 25 vjeç, banues në Durrës.
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.15, Durrës gjatë kontrollit personal dhe në banesë të ushtruar shtetasve të mësipërm iu gjetën doza lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva”, njofton policia.
Edhe një 20-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Top Channel