Pasaporta jeshile/ Anëtarja e EMA-s në Open: Vendimi për vaksinat e Sputik dhe Sinovac do të jetë në gusht

26/05/2021 22:39

Anëtarja e EMA-s, Ornela  Ademi nënnjë lidhje me skype në emisionin “Open” tha se në muajin gusht do të ketë një përgjigje nëse vaksinat Sputik dhe Sinovac do të jenë apo jo në pasaportën jeshile të covid.

Sipas saj akoma nuk ka një vendim për vaksinën kineze dhe ruse derisa të mblidhen e evidencat e duhura, ndërsa një raport do të jetë në datën 9 qershor.

“Jemi duke parë dokumentacionin nuk ka arritur në një përfundim dhe nuk është marrë një vendim i tillë. Pritet që raporti të jetë gati në datën 9 qershor. Sa i përket studimeve laboratorike priten në fund të qershorit. Me të dhënat nuk do ketë një aprovim para gushtit. Aprovimi më i shpejtë për Sputik dhe Sinovac mund të jetë në fillim të gushiti derisa të mblidhen e evidencat e duhura për të dhënë një aprovim”, tha Ademi.

Top Channel