“Nuk do ketë surpriza në garën për kryetar të PD-së”, Bozdo: Nuk i shoh si të barabarta pasi..

26/05/2021 14:16

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ishte sot i ftuar në studion e “Breaking” në Top News, për të komentuar zgjedhjet që do të mbahen me 13 qershor për kryetarin e ri të PD-së.

Gjatë intervistës, Bozdo u shpreh se nuk beson se do të ketë surpriza në këto zgjedhje brenda partisë. Ai shton se çfarë i intereson më shumë është mënyra se si do të përballen me situatën e re. Gjithashtu Bozdo tregoi se pse nuk i sheh si të barabarta këto zgjedhje brenda PD-së.

“Ne duhet të shikojmë thellë të vetja për të bërë riparimet që të jemi gati për të garuar, e të jemi të gatshëm për të fituar në zgjedhjet e para që do të mbahen, si lokale apo vendore”, tha anëtari i kryesisë së PD-së.

Ndërsa i pyetur a pati kandidatura surprizë, Bozdo zbuloi se ka pasur 10 aplikime, por që kryesia vendosi që të jenë vetëm 3 kandidatë.

“Është një garë dinjitoze dhe e shoh serioze nga të gjithë. Por pres platformën e tyre për mënyrën se si PD do të ridimensojë veten në një realitet të ri. Është hera e parë që një parti rri 12 vite në opozitë. Unë kam thënë me kohë se i pres të gjitha nga Edi Rama, i cili përdori çdo lloj instrumenti në zgjedhjet e fundit. Në këto katër vitet e ardhshme do të kemi një qeverisje më të keqe dhe më problematike”, tha Bozdo.

Ndërsa i pyetur në lidhje me eliminimin e Ibsen Elelzit nga kandidatura për kryetar partie, ai u shpreh se nuk ndikuan aspak komentet negative të tij kundër Bashës.

“Nuk mendoj se kanë ndikuar komentet negative, pasi komente shqetësuese për të kanë ardhur nga Fatbardh Kadilli, i cili shpalli kandidaturën i pari, e më pas edhe nga Harxhi. Nuk është funksioni i PD-së të ruaj Bashën tani, pasi edhe ai është një kandidat. Numri katër është një numër i lartë për kandidat, do të preferoja 2 ose maksimalisht 3 emra. Gjykimi ka qenë thellësisht polik për të qenë në të mirë të PD-së”, tha anëtari i kryesisë së PD-së.

Më pas Bozdo tha se nuk i sheh të barabarta këto zgjedhje për kryetarin e PD-së, e kjo për shkak se Basha është kryetar./GazetaShqip

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA